• |
ide | kryesore

Kryemadhi për votat e pavlefshme: 70% e tyre janë të LSI

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet e bindur se si 70% e votave të pavlefshme nga 83 mijë në total janë të partisë së saj.


Kryemadhi fton të gjithë shqiptarët që duan t’i bashkohen LSI-së, teksa paralajmëron se do të dalin fakte se si të shtunën makinat me xhama të errëta shpërndanin paratë e drogës e krimit.


Ajo shprehet e bindur se LSI do të ringrihet.

“Dua të falënderoj 81 mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë të LSI.

Megjithatë, beteja jonë vazhdon, nuk ndalemi, jemi me qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin. Bujrum në partinë tonë, në parrtinë e të rinjve e të rejave.

Në partinë e të rinjve dhe të rejave, dhe jo në atë parti që mendojnë se mund të bëjnë

Kemi nevojë për të shkuar pranë komisionerëve e numëruesve, për të çuar deri në fund procesin. Për të evidentuar çdo parregullsi e manipulim. Fakte të tjera do të vijnë, do të dalin, se si të shtunën makinat me xhama të errëta lëviznin duke shpërndarë paratë e krimit, betonit, nga Londra, Berlini, Kolumbia, Venezuela. Këto janë helmi që helmon të ardhmen e shqiptarëve. Megjithatë të rinjtë e të rejat janë për të ardhmen, kundër helmit.

Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti ju ruajtë ju, djemtë e errësirës janë më të shpejtë se të dritës, por djemtë e dritës gjithmonë fitojnë. Prandaj për të gjithë ju që besoni, edhe Krishtin kur e kryqëzuan, s’dihet sa herë u rrëzua, por shkoi në të djathë të zotit shkoi. Ne do të ringrihemi. Faleminderit”, tha Kryemadhi.

 

8 Comments

  1. Robert Rakipllari, mbreme ne nje tv, tha:
    – Shumica e votave te pavlefshme jane te votuesve te PD-se. Sepse ;
    – Ata jane te pashkolle, te paditur, nga shtresa e majte e popullsise, te varfer dhe bythegrisur. Po keshtu dhe bosat me makina lluksoze, te cilet nuk dine te lexojne.
    Socialistet nuk kane shume vota te pavlefshme, sepse ata jane me te arsimuar- tha mbreme zoti Rakipllari.

  2. Zonja Kryemadhi me gjithë vullnetin e mirë që pate për të ndryshurar gjërat ju nuk po shikoni vetëm ato vota të pavlefshme.Edhe është e vërtetë.Por problemi më i madh është rënia drastike e votuesve Tuaj.Dhe besoj se ju e dini që ato kanë votuar Ps kundrejt pagasave.Ky është problemi i vërtetë.E pastaj pse kërkon falje për djegjen e mandateve.Mendoni ju se po të ishit në parlament do ndryshonin gjërat???Mendoj që jo.Rama me paratë e pista siç vodhi në 2017 i vodhi dhe kësaj radhe.Pra mendoj që loja ishte fituar para se luhej.Tani është problemi si do veproni në të ardhmen megjithëse kam pëeshtypjen që pak do bëni me ato pak deputetë.

  3. Nqs besoni se jua kane vjedhur votat, atehere mos i pranoni keto zgjedje. Nqs keni bythe. Llafet jane fukarallek thote populli yne muzhiko-pellazg.

  4. Ore Bushat dhe Shkullak jeni bere me keq se Nikoll Lesi qe jepni lajme akoma per Ilir meten dhe Kryemadhin po si eleshoni vehten aq poshte ,

  5. Po të japin akoma për Ramën e Rilindjen dhe idiotësitë e tyre atëherë.Kur japin dhe për Ramën prapë e kritikoni që po e sulmon atë.Atëhere çar duhet të bëjnë??Të heqin dorë nga misioni si gazetar!!!

  6. Mire moj zonje. Po deklarata qe ne Tirane merrni 11 dhe ne gjithe vendin 28.
    Na u kultua kenga ” ne ara fabrika kantjere”

    Pse e bere kete nuk arrijme t’a kuptojme dhe tani!!!!

  7. Mona i kishe bere hesapet me Tucin kesaj radhe prandaj ste del llogaria. Per sa kohe do vini ne lista njerez pa integritet apo pa identitet asnjehere sdo fitoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu