• |
ide | kryesore

“Shuplaka” e ambasadorit gjerman: Hetoni shitblerjen e votës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf ka bërë një koment për zgjedhjet për të cilat thotë se e diela e 25 prillit rrodhi e qetë dhe thuajse kudo e paqtë. Në komentin që bën në një postim online, Zingraf thotë se fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, bën të qartë dëshirën për të bashkëvendosur dhe kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë.


“Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë – falënderimi im u takon atyre. Ne kemi ndjekur raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe jemi duke pritur atë përfundimtar. Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme.


Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt. Unë shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve” – shkruan Zingraf që thekson rëndësinë e këtij momenti.

“Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Përgëzoj Partinë Socialiste për fitoren. Qeveria e saj do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash.

Po kështu përgëzoj edhe Partinë Demokratike, e cila ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj” – shkruan ambasadori gjerman në vendin tonë. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. ”’ Përgëzoj Partinë Socialiste për fitoren. Qeveria e saj do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash.
    Po kështu përgëzoj edhe Partinë Demokratike, e cila ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit. ””’

  2. perjashto afriken,……..ambasadoret ne vendin tone marin pjese direkt ne politike,, mendo cfare niveli pacavurje jane boletikanet tane shtoji dhe kalaballekun qe i voton ,……respekt per zonen gri rreth 60%

  3. Nuk ka arsye per pergezime,
    Vjedhje ne 2017 vejdhje ne 2021

    Pergrzime atehere pergezime tani

    Atehere 9 kushte tani 18

    Rama 74 rama 75 plus tom doshi

    Ku ishim asgjekundi ca beme hicasgje

    Komuniteti nderkombetar zero me xhufke

  4. Gjermania konseguente gjithmonë.Falenderime ambasador.Posi mund të urohet Lukashenko shqiptar.Gjermanët nuk shtiren nuk i kapërdijnë kollaj gjerat.Ata e duan me shpirt Shqipërinë e jo si Amerika që nuk e kuptojmë se është kaq indiferente!!Për Lukashenkon ,Putinin e presidentin kinez deklsrohen por autokratin shqiptar nuk distancohen paçka që ai e shkatëroi Shqipërinë në bashkëpunim me krimin e organizuar.

    1. O Gimi .. ( apo Stalin ) .
      Lexoje pak deklaraten e tij se do kuptosh qe fjalite kryesore jane urimet per Ramen dhe Bashen.
      Pra ne komentin tend ja ke futur kot fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu