• |
ide | kryesore

Kandidatët e PD më të votuar në qarqet ku është mbyllur numërimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pavarësisht se numërimi i votave preferenciale nuk ndryshon rezultatin, përveç rasteve të pakta të thyerësit të herësit dhe spostimit të atyre që futen në parlament, ky proces tregon shumë edhe për popullaritetin që kanë individë të caktuar të përzgjedhur nga partitë për të garuar. Nga lista e PD-së kandidatët më të votuar janë në 9 qarqet ku është mbyllur numërimi janë:


Në Berat, Tomorr Alizoti me 4335 vota;


Në Dibër, Xhelal Mziu me 5321 vota;

Në Elbasan, Luçiano Boçi me 11076 vota;

Në Fier, Agron Kapllanaj me 9225 vota;

Në Gjirokastër, Tritan Shehu me 3364 vota;

Në Korçë, Ervin Salianji me 9428 vota;

Në Kukës, Flamur Hoxha me 9159 vota;

Në Lezhë, Kastriot Piroli me 6411 vota;

Në Vlorë, Bujar Leskaj me 5254 vota.

5 Comments

  1. Keta qe na cane kollodikun per listat e hapura si shpetimi i zgjedheve duhet te jene sot shume te lumtur per plebishitin ne favor te Taulant Balles e Tom Doshit. Naivet kujtuan se do trembnin Ramen me kete kerkese kur ne fakt thjesht i dhane pretekstin per te ndryshuar kushtetuten, ndaluar koalicionet dhe futjen ne thes te mandatit te trete. Shfokusimi i debatit nga zgjedhjet e lira tek listat e hapura ishte sherbimi me i mire qe j’u be Edi Rames ne keto zgjedhje. Ju lumte se na ndritet o idiote a te paguar te pushtetit

  2. Megjithëse qeveria në qarkun Lezhë, ka ndërmarrë një aksion të gjerë investimesh, kryesisht në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku secilit që i është prishur shtëpia do t’i ndërtohet falas, banorët e Bashkisë Kurbin dhanë 5 mijë vota më shumë për PD-në sesa për PS-në.

    E Mark Marku, mbrëmë në studion e Eni Vasilit, vetëm çirrej e bërtiste, ku thoshte se qeveria ka blerë vota nëpërmjet influences, duke u ndërtuar shtëpitë banorëve të Kurbinit.

    Po kur i ka blerë qeveria, atëherë përse ata votuan në shumicë për PD-në?O neri eshte fatjeqesi qe salihu dhe lulzimja qe per ty jane idhuj,nuk renditen fare ne deputetet me shume vota,ky eshte turpi i pd

  3. Aleanca për Ndryshim” ishte një “çetë” partish nanoskopike, që iu ngjitën si shushunja Partisë Demokratike, sepse, të vetme nuk përfaqësojnë asgjë—dhe nuk fitojnë asgjë. Parti të tilla ishin (dhe janë) Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Agrare e Shqipërisë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Lidhja Demokristiane, Partia Balli Kombëtar Shqiptar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia e Re Europiane Shqiptare, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Aleanca e Maqedonsave për Integrim European, Ora e Shqipërisë, Partia Forca Albania!

    U lodhët duke i dëgjuar e mrat e tyre? Kari të ka hyre dhe do e mbash gjate o neri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu