• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do ta bëjë ky parlament!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka thënë se populli shqiptar e ka dënuar në mënyrë spektakolare Presidentin Ilir Meta në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Opinion” Rama tha se Parlamenti aktual do të bëjë të mundur shkarkimin e tij, pasi është funksional, ndërsa shtoi se PD ka bërë maksimumin e saj në këtë fushatë.

Rama: Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me Metën do merret Parlamenti. Metën populli e dënoi dhe parlamenti do ta formalizojë. Ky parlament aktual do ta bëjë. Ky parlament duhet ta formalizojë. Meta është dënuar nga populli në mënyrën më spektakorale të mundshme. Votën për PD e lexoj si një votë që është dhënë se ka bërë një sforco. Unë e di që për mua nuk është e lehtë që të kafshoj gjuhën kur më vijnë batuat, por se kam thënë me cinizëm kur kam thënë që ka arritur maksimumin.



7 Comments

  1. Tashme PS ka gjithe besimin dhe mbeshtetjen e plote per te bere kete gje.
    Mendoj qe Presidenti Meta nuk i duhet as dreqit. Ka kaluar cdo cak qe ka te beje me rolin e Presidentit. Sjellja e tij ne fushate ishte skandaloze. Nuk di cfare mund te bej tjeter nje president, qe te quhet “ i dale mendsh”.
    Duhet te ishte vete Meta te jipte doreheqjen, por ka vendosur qe daljen nga politika ta beje, pa dinjitet. Shqiperia eshte e vogel per 3 pole.

  2. Anëtarësia e Partisë Demokratike është më e emancipuar se të emëruarit e Sali Berishës në krye të saj.

    Kryeqyteti i Shqipërisë, me rreth 400 mijë votues, i ka dhënë vetëm 6 mijë vota Sali Berishës, shumë më pak nga të rinjtë e asaj partie që nuk i ka njohur askush. Mjerisht dhe më pak se Flamur Noka.

    Kjo do të thotë se miti i Sali Berishës si udhëheqës popullor është një mit i rremë, i mbajtur me dhunë prej familjes së tij mafioze.

  3. Diktatura nuk ka brirë.Ai jo vetëm Metën do ta heqi por dhe gjithë opozitën e fut në burg.Dhe kjo nuk është fantazi.Kush do ta pengojë???Drejtësia e partisë?? Amerika???Ajo vetëm Berishën e hodhi nga pushteti.Europa nuk besoj se Rama ska interes për të.Do izolohet vendi???Pa më të voglin dyshim.Do ikin shqiptarët??Sigurisht.Ajo është politika antishqiptare e tij në harmoni me Serbinë.A nuk njerëz në Ps ta ndalojnë???Këto zgjedhje treguan që nuk ka!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *