• |
ide | kryesore

“E shkarkojmë me parlamentin ekzistues”/ Meta i përgjigjet Ramës: Shashka për të larguar vëmendjen

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se 83 mijë votat e shpallura të pavlefshme gjatë procesit të numërimit duhet të hetohen me pamjet filmike duke theksuar se mund të lëvizin edhe mandate në disa qarqe. Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për nisjen e procedurave për shkarkimin e tij duke deklaruar se këto janë shashka që synojnë të largojnë vëmendjen nga çështjet e krimit zgjedhor.

Në një konferencë për shtyp, Meta e konsideroi deklaratën e Ramës “shashkë” që përpiqet të largojë vëmendjen nga 88 mijë vota të pavlefshme që sipas Metës duhet të hetohen, pasi aty luhen disa mandate. Ai theksoi se do të jetë President deri më 24 korrik të vitit 2022.

“Tani të përqendrohen në këtë çështje. Është e rëndësishme të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që shkon të votojë, rri në orë të tëra në radhë dhe ajo i del e pavlefshme për shkak të marifeteve dhe kalkulimeve kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më.



3 Comments

  1. Nese shkarkohet Meta, atehere Rilindja duhet te beje president shokun Aqif ose Qifja sic ka qejf te therritet.

  2. Qytetarët e Tiranës janë votuesit më të lirë që ekzistojnë në Shqipëri, janë kampioni më përfaqësues i popullsisë shqiptare dhe ata në shumicë votuan PS-në.

    Nuk ka dyshim që partia në pushtet ofron më shumë klientelizëm dhe tërheq më shumë elementët kriminalë sesa opozita, por ndonëse të rëndësishëm këta nuk janë faktorë përcaktues në garën elektorale. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2005, PD përballej me një nivel shumë të lartë krimi dhe me një nivel shitblerje të votës edhe më të lartë se sot, e megjithatë i fitoi zgjedhjet.

    Ideja se po bëhet nami me shitblerjen e votës më shumë se rritjen e këtij fenomeni reflekton ndjeshmërinë më të lartë që ne si shoqëri kemi ndaj tij sot. Dje ky fenomen ishte aq i përhapur dhe i pranuar saqë dhënia e lekëve dhe ushqimeve bëhej haptas, në mes të ditës.Rama do propozoje per president clirimi gjata qe ta votoje dhe pd

  3. Jane vertete shashka, pertej tifozllikut, patronazhismit, militantismit etj etj. Parlamenti i ri te shohim kur do te mblidhet, nese do ndodhe vertete, ky i vjetri mund te mblidhet vetem ne rast fatkqesie ose lufte. Letren me firmat qe do te mbledhe ky kari i gjate te fshije bithen. Me pak fjale vendi ndodhet ne nje situate muti, si perhere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *