• |
ide | kryesore

Vrasja në Greqi/ 32-vjeçari shqiptar thotë se greku i bëri “magji”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 32 vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasjen e një punonjësi të një qendre shëndetësore në Kalivia dhjetorin e kaluar pritet të dalë përpara hetuesit të mërkurën e javës së ardhshme.

Sipas hetimit të Departamentit të Krimeve kundër Jetës së Atikës, 32 vjeçari u largua në Shqipëri disa ditë pas vrasjes për t’u fshehur.

Në kontekstin e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, 32-vjeçari ndodhej në një fshat të Shqipërisë dhe pasi u zbulua se po qëndronte ilegalisht në vend, ai u dëbua në Greqi, u soll në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës i arrestuar. Autori i krimit pranoi veprimet e tij, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu, një kamë dhe 31 gëzhoja.

“Më kanë grabitur shërbimet publike, ai së bashku me gruan e tij që ishte administratore. Por pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg,” tha autori 32-vjeçar, duke befasuar oficerët e policisë të cilët fillimisht menduan se kishin lidhje me një motiv shumë “të errët”.

Ngjarja 

Krimi i rëndë u regjistrua më 23 dhjetor të vitit të shkuar. Viktima, babai i dy fëmijëve ishte i afërm i ministrit grek të Punës. Ekzekutori iu afrua nga dritarja e shoferit dhe e qëlloi nga një distancë e afërt. Ai më pas u zhduk, ndërsa 60-vjeçari nuk kishte kohë për të reaguar. Krimi u krye nga një armë pistoletë./Panorama



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *