• |
ide | kryesore

Merr flakë një depo e dekantimit të naftës në Ballsh, plagoset një punëtor i kompanisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Të paktën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e sotëm në një depo të dekantimit të naftës në Ballsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte.

Policia njofton se për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *