• |
ide | kryesore

SMS fyese, Meta kërkesë kompanisë telefonike:Presim informacione, u dërguan nga qendra juaj e mesazheve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta thotë se është në pritje të informacionit nga kompania telefonike pas denoncimit se mesazhe fyese e kërcënuese ishin dërguar në emrin e tij disa personave. Zëdhënesi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan se sot Kreu i Shtetit iu drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë telefonike, pasi sipas të dhënave të siguruara mesazhet e manipuluara janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie.


Reagimi i zëdhënësit


Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve.

Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike.

Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu