Tetë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të 30-vjeçarit B.S., pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 20-vjeçarit K. D., pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik 20-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.
2 me kokaine (do dalin shpejt) 6 te tjere nuk kane paguar dritat (do kalben ne burg)