• |
ide | kryesore

Rama i kundërpërgjigjet akuzave të opozitës: Le të merren me ne, do ta ngjisim Shqipërinë majë

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili foli sërish sot për një masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tij kanë si autor treshen Rama-Doshi-Rakipi.


Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë zbulon “strategjinë” që do ndjekë me PD-në, ndërkohë që deklaron se ftesa e tij për PD-në dhe dora e shtrirë për bashkëpunim mbetet e vlefshme.


“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!”, thekson Rama.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan Rama në Twitter.

 

9 Comments

  1. E ke hedhur ne grope o qen bir qeni, si do ta ngresh me maje …ti??? Ne maje te kujt? …te gopit sateme, o kerme qe qelbesh rrugesh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu