• |
ide | kryesore

Festën e Inter e prish Zanetti: “Kemi probleme të rënda financiare”

-Instant, Sport



Java e festës së titullit tek Inter nuk i fsheh problemet financiare që po kalon klubi zikaltër. Një thatësirë dhjetë vjecare e ndërprerë nga ekipi i Antonio Contes, që në mes të sezonit përjetoi një moment delikat me një shitje të dështuar. “Është e vërtetë që në mes të kampionatit klubi mund të ishte shitur – tha zv/presidenti zikaltër Javier Zanetti -. Interi ka kaluar dhe po kalon probleme serioze financiare, me një humbje prej më shumë se 102 milion euro. Duhet të përmirësohemi”.

Titulli sigurisht që mund të ndihmojë, por Interit i duhet një kapërcim cilësor në menaxhimin e kompanisë dhe rezultateve në fushë jashtë Italisë: “Mund të duhen disa vjet për të gjetur ekuilibrin – pranoi Zanetti në La Nacion -. Situata është e komplikuar edhe me fitoren e trengjyrëshit, është e kotë ta fshehësh, por të paktën jemi të lumtur me suksesin”.

Një menaxhim më i kujdesshëm dhe pak normalitet është ajo që po kërkon Interi: “Do të jetë e nevojshme të rihapim stadiumet dhe vetëm kur normaliteti të kthehet do të jemi në gjendje të rritemi përsëri. Pasivi ynë është më i lartë se 102 milion euro për të cilat kam lexuar vërdallë. Nuk jemi të vetmit që kemi probleme, por është e vërtetë që duhet të përmirësohemi si shoqëri”.

Në fund, në lidhje me dështimin e projektit Super League, në të cilën Interi ishte një nga 12 klubet themeluese: “Një ide që nuk zgjati shumë, përgjigja u dha nga tifozët. E jo vetëm nga tifozët e 12 ekipeve themeluese, por të gjithë të apasionuarit ndaj futbollit. Ishte një gabim dhe duhet të mësosh nga gabimet. Ky ishte një gabim, pa dyshim, por sigurisht që do të ndihmojë FIFA, UEFA dhe të gjitha organet kryesore të futbollit, së bashku me klubet, të bashkohen dhe të përpiqen të gjejnë mënyra alternative për të përmirësuar botën e futbollit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *