• |
ide | kryesore

FOTO/ Makina përplas kalimtarin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mes të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 22.05 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në qendër të Tiranës.

Policia e Tiranës sqaroi se një automjet që drejtohej nga E.M., 21 vjeç ka përplasur një këmbësor me iniciale I.C. rreth 65 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *