• |
ide | kryesore

PS s’ka kohë për pushim, mbledh nesër komisionin për shkarkimin e Ilir Metës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nesër, në orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”. Kujtojmë se sot Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta. Ky komision ngarkohet që brenda 3 javëve, të argumentojë përmes një raporti të gjitha pretendimet se kreu shtetit me përfshirjen në fushatë elektorale shkeli kushtetutën.


PËRBËRJA E KOMISIONIT HETIMOR “META 2”


Alket Hyseni Kryetar
Myslym Murrizi Nënkryetar
Klotilda Bushka Sekretar
Vasilika Hysi Anëtar
Elena Xhina Anëtar
Spartak Braho Anëtar
Halil Jakimi Anëtar
Nikolin Staka Anëtar
Arlind Carcani Anëtar
Ermonela Felaj Zëvendësues
Xhemal Qefalia Zëvendësues
Eugen Bojaxhi Zëvendësues

Këtë komision të dytë hetimor ndaj kreut të shtetit do ta drejtojë socialisti Alket Hyseni me nënkryetar Myslym Murrizin. Në përbërje të komisionit janë edhe 4 anëtarë nga PS ndërsa nga opozita 3.

Në këtë tentativë të dytë shkarkimi socialistët janë të vendosur që deri në mesin e muajit korrik ta nxjerrim njeriun e votuar prej tyre nga zyra e presidentit.

Propozimi i pritshëm i për shkarkim, votuar nga parlamenti për presidentit, do të jetë një ndër testet më të rëndësishme në të gjithë historinë e gjykatës kushtetuese shqiptare e kthyer funksionale pas debateve të forta mes shumicës qeverisëse dhe presidentit.

Sido që të jetë vendimi kushtetueses socialistët përsëri do ta kenë përballë Ilir Meten si brenda apo jashtë pallatit presidencial.

10 Comments

  1. A e mbani mend Fatos Nanon? Ka pas qen njoni qe lideri juj i thriste Fatos Nana.

    Ate do e keni president tani. Ju militanta, hani mut edhe 4 vjet te tjera, i keni te pagume nga Lulzimja.

  2. “Presidenti ma i mire i shqiptareve”,pat thene lartshkerdhatesia e tij Paulin Rampordha.
    Sepse para 4 vitesh ndihmoi mjaftueshem qe kryeshkerdhata Paulin Mashtruesi te merrte 100% pushtetin.
    Nastradinrames i duhej nji trampoline si Ilir Muti.
    Dhe jena ne piken ZERO!!!
    Bashkimi Europian….m’fal,m’fal,m’fal ….prit gomar te mbije bar!

  3. ndërhyrja e vetë Lulzim Bashës te pronari i Orës Ylli Ndroqi duke i kërkuar që të mos lejojë që media e tij të përdoret nga kundërshtarët e tij.

    Të njëjtat burime thonë se Ndroqi ia ka ndërprerë kontratën Alfred Lelës pas një takimi me të në fillim të javës.

    Gazetari u kontaktua nga DITA, por pranoi të thoshte vetëm se “program i tij mbyllet në fillim të qershorit dhe nuk do vazhdojë sezonin tjetër. Për të tjerat, no comment”.

    Alfred Lela është shkarkuar nga Media Mapo në vitin 2017, pasi Henri Çili i kërkoi të mbronte qeverinë Rama. Katër vjet më vonë duket se gazetari largohet nga një pronar tjetër për shkak të një politikani të krahut të kundërt, Lulzim Bashës.

    Kryetari i PD pati dalë në mbrojtje të Lelës atë kohë duke sulmuar qeverinë si shkelëse të lirisë së shtypit.

  4. Pordhi kali n’dere te hanit.
    A kane te gjithe gazetaret shtylle korrizore eahh??!!
    Pordhpulllllll shkipetare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu