• |
ide | kryesore

Sarandë/ Po tërhiqte lekë në bankomat, gruaja kërcënohet me thikë nga një 44-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës lajmëron se ka arrestuar një person të quajtur Jorgo (Leonard) Kumaraku, pasi ky i fundit ka tentuar që t’ja marrë paratë një 34-vjeçareje, në kohën që kjo e fundit po tërhiqte të hollat në bankomat.

Sipas policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes.

“Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash  shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, mbetur në tentativë”, njoftoi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *