• |
ide | kryesore

OBSH: Varianti indian i Covid-19 zbulohet në 44 shtete

-Instant, Lajme, Planet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se më në fund e ka zbuluar se cili është varianti që qëndron në themel të shpërthimit të numrit të të infektuarve me Covid në Indi dhe në dhjetëra vende të botës. Sipas raportit të fundit bëhet me dije se pas këtyre shpërthimeve fshihet varianti B.1.617, i cili u shfaq për herë të parë në Indi në tetor.


Ndërkohë OBSH së fundmi ka zbuluar se ky lloj varianti është i përhapur në 44 vende të botës. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 23,340,938 mes të cilëve kanë humbur jetën 254,225 persona.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu