• |
ide | kryesore

Pavlefshmëria e zgjedhjeve, 9 provat e PD-së që KAS nuk i mori parasysh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike paraqiti sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve prova që, sipas saj, faktojnë shkeljen e ligjit nga PS në atë masë sa zgjedhjet duhet të përsëriten në 9 qarqe.


1. Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde kriminale


2. Mbi 10 mijë leje legalizimi

3. Më shumë se 13.000 punonjës të rinj në administratë qendrore

4. 63 milionë euro paga shtesë

5. Rreth 2.5 milionë euro ndihma ekonomike

6. Me shume së 125 milionë euro pagesa për tërmetin

7. Rreth 83 mijë fletë votimi të pavlefshme

8. Rreth 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote

9. Mbi 910 mijë vjedhje e të dhënave personale dhe përdorim i paligjshëm i tyre për fushatën elektorale të PS.

Partia Demokratike i kërkoi Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që t’i verifikojnë vetë këto prova pranë institucioneve të ndryshme, por shumica e kërkesave u refuzua. Nga 19 kërkesa që zbardhin gjithë aktivitetin e shtetit në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve, KAS pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat nxjerrin, nëse votuesit kanë votuar më shumë se 1 herë.

Ja 19 kërkesat e PD, që duhet të zbardhnin, nëse është shkelur ligji nga partia në pushtet me përdorimin e shtetit përmes legalizimeve, punësimeve, fondit të rindërtimit për tërmetin, ndihmave me ushqime, vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave personale.

1. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për numrin e procedimeve penale lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;

2. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme për numrin e procedimeve penale lidhur me krimet zgjedhore në prokuroritë e rretheve dhe fazën e tyre;

3. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe numrin e rasteve të referuara për krime zgjedhore;

4. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mbi gjendjen e rezervave të shtetit në depozitat qëndrore dhe lokale për cdo muaj nga Dhjetor – Maj 2021;

5. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Inspektorati Qendror dhe të gjitha inspektoratet që veprojnë në Shqipëri për numrin e inspektimeve të kryera në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021; për numrin e gjobave dhe sanksioneve të vendosura; numrin e sanksioneve/gjobave të revokuara me vendim administrativ/vendim gjyqësor;

6. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Agjencia e Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve të shpallur rishtazi apo për të cilat janë shpallur fituesit në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;

7. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;

8. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Agjencia Shtetëror e Kadastrës për numrin e lejeve të legalizimit të dhëna sipas qarqeve në periudhën 24 Dhjetor 2020 – 1 Maj 2021;

9. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile mbi numrin e shtetasve shqiptarë që ndryshuan adresat e banimit në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

10. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Departamenti i Administratës Publike për numrin e punonjësve të institucione publike, vendore apo qendrore, dhe si ka ndryshuar, sipas qarqeve, për periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

11. Marrjen e një informacioni zyrtar nga 61 bashkitë e vendit, agjencitë e varësisë dhe shoqëritë në pronësi të shtetit apo bashkive, për numrin e punonjësve të institucioneve publike, vendore apo qendrore, dhe si ka ndryshuar, për periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

12. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkitë e vendit lidhur me numrin e familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike dhe ndryshimin e masës ekonomike, në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

13. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me fazën e hetimeve lidhur me bërjen publike të të dhënave të 910 mijë qytetarëve të Tiranës;

14. Marrjen e një informacioni zyrtar nga INSTAT mbi numrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë; numrin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut; dhe numrin e këtyre shtetasve mbi moshën 18-vjec;

15. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë mbi numrin e personave të infektuar me COVID-19 në datën 25.04.2021 sipas qarqeve;

16. Marrjen e një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021 nga Republika e Greqisë dhe Maqedonia e Veriut; listën e plotë të këtyre personave;

17. Marrjen e një informacioni zyrtar nga OSHEE mbi të gjitha shpërblimet që u janë punonjësve të kësaj kompanie shtetërore, sipas qarqeve, në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

18. Marrjen e një informacioni zyrtar nga KESH mbi numrin e personave të punësuar në periudhën 1 Janar 2020 – 1 Maj 2021;

19. Marrjen e të dhënave të kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik PEI për zonën zgjedhore Qarku i Gjirokastrës.

13 Comments

  1. Fakti qe résultat e zgjedhjeve ne Kosove u nxorren brenda disa oresh dhe ke tu ne vendin e hajduteve nul kane dale akoma, e tregon mire se po pregatitet rrena me e madhe e kesaj tufe qensh, per tua imponuar shqiptareve…….per tua imponuar sepse edhe qente vete e dijne qe nuk i besonme asnje shqiptar dhe a ta vete, por si te ndyre qe jane nul ju behet vone. Vetem nje rruge ka; révolte popullore deri ne rrezimin e qenqeverise.

  2. O qente e llapsit jeni brenda tufes tradhetare dhe ju qe nuk publikoni te vertetat e verteta per qenqeverine I keni dhene te drejte vetes qe tufen e haduteve ta kritikoni vetem ju, ne marreveshje me tufen . Kazan i legenit!

  3. Do isha kurioz per djalin demo-kar-t, te ish drejtorit te sigurimit te shtetit shokun Ilir Rusmali, si ka votuar, apo harrova ky eshte ai qe i beri Draftin e …. (di vete ai dhe PS) dhe qe fshehu emrin, por ja nxorren mutit. Dhe kete mut e mbante shoku Sali nen sqetull si keshilltar. Komunista e bir kurvash komunista ka pasur historikisht ne adminstraten e shtetit

    1. Po ti pse pyt vetem per djalin demo-kar-t, te ish drejtorit te sigurimit te shtetit?
      Po Clirim Gjata cuni rustem Gjates?
      Po Besniku partise?
      Po Mark Marku i zerit te rinise?
      Po ish presidenti, oficeri i shkolles ushtarake?
      Po lideri i modh, dhendri Xhafer Isufit dhe ish kamarier ne rinas?
      Po lideri akoma me i madh sekretari partise?

  4. Pse nuk i japin institucionet e shtetit informacion publikut ?!
    Çfare ka per te fshehur aty ?
    Normale qe eshte masakra zgjedhore ne çdo komponent te saj ?!
    Kane marre parate e qytetareve dhe kane blere vota,ne shume,e shume menyra nga Kesh deri te paligjshmerite me legalizime antiligjore,falje gjobash,dhenie liçensash,leje ndertimi,PPP,prokurime ne vleren e fondit limit dhe firmave te kandidateve nga entitete shtetrore,katastrofe !!!!Keto pa krikin e rruges ne dispozicion te qeverisjes dhe Juri Kim !
    Keshtu nuk ka vepruar as Erdogan sulltan-injoranti as Putin fashisti e as Maduro ne Venezuale,kete mund ta beje vetem Kim Joung II dhe Edvin Rame Droga !
    Ka fituar zgjedhjet ?!?!?Hahahahahahahahahhaha,turp t’ju vije ju qe e thone kete gje !
    Ka vjedhur popullin pafund,dhe me leket e taksave tona ka blere vota dhe ju thoni humbi opozita,ju jeni mjerane e copa sherbetoresh te rregjimit,skllever e bij skelleverish,qen e bije qenesh,kurva e bije kurvash !! Zero personalitet,thjesht fosilje qe konsumoni oksigjen ne atmosfere,shemetira e sinonime te gjallesave jo humane !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu