• |
ide | kryesore

Gjashtë lojtare përfundojnë në spital me gjendje të fikti: Policia hedh poshtë helmimin, FSHF reagon kundër ‘klikimeve’

-Instant, Sport



Ndeshja e sotme në futbollin e femrave, mes Partizanit dhe Bilishtit, është kthyer në një situatë të paprecedentë që ka lënë shumë pikëpyetje dhe paqartësi, pasi është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë. Ajo që ka ndodhur është se gjashtë futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital. U mendua helmim nga ushqimi, por situata është bërë më kaotike pas rrëzimit të hipotezës nga Policia e Shtetit.

REAGIMI ZYRTAR I POLICISË:
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se: pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, FK Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave. Një deklaratë e tillë ka vënë para përgjegjësisë edhe FSHF-në, pavarësisht se sapo ndodhi ngjarja, Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, urdhëroi ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

REAGIMI I FSHF:
Institucioni që drejton futbollin në vend ka reaguar, pa zbuluar asnjë detaj, por vetëm “kundër klikimeve”, edhe pse më parë duhet të shpjegojë cfarë solli këtë gjendje të futbolisteve në fushë. “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.
Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti. Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit. I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre. Në garën e ekskluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm” shkruan komunikata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *