• |
ide | kryesore

Britanikët e vaksinuar janë më të mbrojtur nga varianti indian i koronavirusit

-Instant, Lajme, Planet



Vaksinimet kanë dhënë shenja pozitive ndaj imunitetit që kanë fituar qytetarët britanikë ndaj variantit Indian të virusit që është përhapur në Britaninë e Madhe. Zyrtarët e lartë  janë  shprehur optimistë në luftimin e variantit Indian të virusit sipas të dhënave të grumbulluara. Ata thanë se kishte pasur vetëm një rritje të rasteve me këtë variant në popullatën e pavaksinuar. Për këtë arsye Sekretari i Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen sa më parë, “mesazhi kryesor për të gjithë është të vaksinohen”- u shpreh ai.

Por ministrat dhe ekspertët do të duhet të presin me javë të tëra para se të arrijnë në një përfundim të sigurt. Ministri i Shëndetësisë Edward Argar tha: “Të gjitha provat e deritanishme sugjerojnë se nuk ka rritje të ashpërsisë së sëmundjes”.

Të dhënat nga Shëndeti Publik Angli tregojnë se varianti indian i virusit u rrit nga 520 raste në 1,313 në vetëm një javë. Ekspertët e Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat thanë se  ky variant mund të jetë 50% më i transmetueshme se varianti Kent me 10,000 shtrime  në spital në ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *