• |
ide | kryesore

Vrasja e Mehmet Qemës, policia aksion te “5 Maji”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka zhvilluar operacion në lagjen “5 Maji”, në Tiranë, në zonën ku pak ditë më parë u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, ku ka arrestuar dy persona.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Kristjan Peçi, 22-vjeç, dhe Evis Zeneli, 34-vjeç, pasi gjatë kontrollit në një banesë në lagjen “5 Maji’, policia gjeti disa servera kompjuterikë dhe një lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në banesën e kontrolluar u gjet dhe një pajisje grirëse kanabisi, si dhe municion luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Ik hap krahun ti bësh nder demokracisë o idiot, se na more në qafë që mbështetëm një debil….Largohu një orë e më parë, o bastard. Mallkuar qoftë dita që votova dhe besova tek ty”.

    Këto janë vetëm disa nga komentet që demokratët kanë lëshuar ndaj Bashës në rrjetin e tij social, ndërsa ai shfaqet i lumtur, duke festuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *