• |
ide | kryesore

Babai në Izrael mundohet të mbrojë foshnjen me trup prej sulmeve nga raketat (VIDEO)

-Instant, Lajme, Planet



 Në mediat sociale është postuar videoja e një babai në Izrael që mundohet të mbrojë foshnjën me turp ndërsa në qyteti sulmohet nga raketa.

Videoja është publikuar në Twitter nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit më 15 maj. Në pamje duken një çift me një fëmijë në krahë, që mundohen të gjejnë strehë ndërsa në qiell shihet tymi i një rakete.

Bashkë me videon, IDF shkruan: “Vendosni veten në vendin e këtij babai. Je duke udhëtuar me fëmijët e porsalindur dhe papritur e gjen vetën nën zjarrin e raketave. Ndërsa raketat shpërthejnë, e vetmja gjë që t’i mendon është: mbaje foshnjën të sigurt. IDF do të vijojë të luftojë kundër Hamas-it për të mbrojtur civilët izraelitë.”

Që prej nisjes së konfliktit të hënën e shkuar, qindra persona janë raportuar të vdekur si pasojë e sulmeve mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *