• |
ide | kryesore

Cantona, që me gjestin e tij u bë pjesë e Play Station, futet në Hall of Fame: “Do habitesha nëse nuk do zgjidhesha”

-Instant, Sport, Video



Pas Alan Shearer dhe Thierry Henry, Eric Cantona është lojtari i tretë i futur në Hall of Fame të Premier League. Një shpërblim i drejtë për sulmuesin e madh francez të Manchester United, fitues i katër kampionateve angleze në pesë sezone, duke shënuar 70 gola në 156 ndeshje të kampionatit.

“Unë jam shumë i lumtur dhe krenar, por në të njëjtën kohë nuk jam aspak i befasuar,” tha francezi i buzëqeshur në një video. “Do të isha befasuar mjaft nëse nuk do të zgjidhesha,” shtoi Cantona me egon e tij të zakonshme. “Unë kam qenë me shumë fat që isha një lojtar në këtë ekip me shokë skuadre të mrekullueshëm, një trajner të mrekullueshëm dhe tifozë të mrekullueshëm”, përfundoi ish-lojtari francez i Manchester Utd.

https://www.youtube.com/watch?v=VvGsujegq90



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *