• |
ide | kryesore

Berisha ‘non grata’ në SHBA, reagon Basha: Vendim pa asnjë bazë konkrete, të bëhet transparencë me fakte e dokumenta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Lulzim Basha
U njoha me keqardhje me vendimin e Sekretarit të Shtetit për ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.

Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për fat të keq, ndryshe ka ndodhur në këto 8 vite, ku për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian.

Vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë, dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si prioritet absolut kombëtar.

Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar.



17 Comments

    1. Sote eshte nje dite e bukure për popullin Shqiptare faliminderit Amerike ???????????? pase një diktatore Ra edhe nje tjeter thotë:

      A të Doli gjumi i pase dites… Prandaj je aty e more hajdute në partine Demokratike për të mbrojtur Sali Berishen dhe familjen e ti mafjoze .. Prandaj ti ke humbure 4 pale zgjedhjet rresht por ti nuk levize nga aty se pse je vu aty në ate karrike per ate Pune nga Sali Berisha.. Ti o Lulzim Basha bashke me Sali Berishen dhe me disa pse do analist gazetar dhe njerze puplike Jeni bër si Haxhi Qamili SA te Kam myslimanet e Shijakut dhe të Kavajes nuk pyse për France e Angli… Por ta dini se popullin Shqiptare nuk e keni me veti se Sali berisha Ka vrare e vjedhe bashke me familjen e ti mafjoze dhe kët e di çdo Shqiptare i ndreshem faliminderit Amerike ????????????

      1. O analfabet meso shkrim e kendim pastaj llap ktu! Na mbyten injorantet e trutharet!
        Sote eshte nje dite e bukure për popullin Shqiptare faliminderit Amerike ???????????? pase një diktatore Ra edhe nje tjeter
        19/05/2021 te 20:35

  1. Ky lajm vjen si një reflektim i botës perëndimorë ndaj të gjitha padrejtësive të bëra në kurriz të shqiptarëve në 30 vite. Shtetet e Bashkuara pra, nuk i paskan mbyllur sytë para ngjarjeve më të kobshme që ky vend ka përjetuar, nga trazirat e 97, tek Gërdeci dhe 21 Janari. Të gjitha nën qeverisjen e Sali Berishës, personit që edhe në opozitë ka bërë thirrje veç për radikalizim me hunj e zjarre.

    Departamenti Amerikan është kujdesur jo më kot që në listë të fusë të gjithë familjen e ish-presidentit që më pas na u rikthye si kryeministër për ta gjakosur sërish vendin.Sipas ketij loqes dash nuk ka dokumente,pinjolli i familjes kaq di kaq thote i shkreti

  2. Dite te keqija shoh ne horizont per PD.
    Me duket se do shkermoqet fare.
    Do ndahet ne 2 grupime . Ne njerin Berishjanet , dhe ne tjetrin te tere te tjeret.
    Ne fund do perfundoje me jo me shume se 20 deputete.
    Trishtim dhe zhgenjim. Jo per Berishen se ai meriton shume me teper se kaq. Por per antaret e ndershem te PD. Megjithese PD nuk ka qene kurre nje parti DEMOKRATIKE . Qe ne ngjizje ka qene nje sajese me ish-komuniste, ish-sigurimsa, femije ish sekretaresh partie, nje pjese e vogel te perndjekurish dhe gati 20% njerez me te vertete me ideale demokratike.

    1. Mos i qaj hallin PD ti zemermadh ! Njerzit dine vet te vlersojn te miren dhe te keqen! Shikoni me thelle se kaq! Skan pse denojn saliun pas 8 vitesh kta smerikanet e ndershem ! Dicka sh me e madhe se kaq do ndodh! Prisni pastaj ferkoni barkun! Injorant , truthare dhe fasadaxhinjt e shqiperise se gjore!

  3. Emisar i xha sorres je dhe ti Lul, ne mos drejperfrejte nepermjet bylykbashit, halimit etj te partia jote.

  4. Hahahaah, skan prova thot.
    O bash, ata din jo se ca ke then. Po dhe se ca mendon. Thuaj ishalla nuk i nxierrin, se problemin me te madh e ke ti.
    Po eshte e kot, e keni mare rrugen e mutit prej kohesh. Dhe skeni asnje fuqi ta ndaloni.

  5. Viti 1997 ishte vepër e tij si nxitës i konflikteve civile. Momentet kur kjo ka ndodhur janë të shumta, por tragjedia e 1997 është më e rënda.

    Ai është nxitësi i grushtit të shtetit të 1998, tensionit politik që nuk ju nda Shqipërisë me vite. Por bëmat e tij kaluan kufirin dhe Sali berisha ishte i vetmi politikan që kërkoi shkatërrimin e marrëveshjes së Rambujesë, marrëveshje e cila i dha mundësinë NATO-s të dëbonte regjimin serb dhe të çlironte Kosovën.

    Pa këtë njeri që futi në konflikt komunistët me të persekutuarit, jugun me veriun, shqiptarët me minoritarët, Kosovën me Shqipërinë dhe shqiptarët me perëndimin, Shqipëria do të ishte një vend normal dhe shumë më afër Bashkimit Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *