• |
ide | kryesore

Bie nga pema në Lezhë, ndërron jetë punëtori 59-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një punëtor 59-vjeçar ka ndërruar jetë në Lezhë pasi ra nga pema.

Punëtori ndodhej tek një pemë në lulishten në qendër të qytetit.

Nuk dihet nëse ngjarja ke qenë aksidentale apo rrethanat e saj.

“Më datën 19.05.2021, rreth orës 12:00 ,jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një shtetas që ka arritur pa shenja jetë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemesh dekorative,dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *