• |
ide | kryesore

‘Non grata’ në SHBA, reagon Sali Berisha: Ju ftoj të bëni publik çdo dokument për mua e familjen time

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Sali Berisha

Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA! Zoti Sekretar! Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne twitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA. Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon. Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter. Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi. Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.

Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim. Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve. Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA. Zoti sekretar! Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato. Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi. Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise. Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar. Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.
Sinqerisht Sali Berisha!



34 Comments

  1. Sorrat dhe kristaqet Jan nje mut para teje I madhi Sali Berisha
    Ti I zhdukem urine morra e te kuq qe I rrisnin KULISHAT e tyre me dashuri per maocedunin
    Zoti qofte me ju

    1. Ti i paemer dhe i pafytyre ketu larte nuk ma ha mune pa dale ka bitha. Sali gerdecin e pret burgu.

      1. Po per ca e pret burgu o klluf kari? Apo se i doli kunder Sorrosit. Nejse, ti vazhdo ha bar se aq kupton o God bless Ramazanin.

    2. Respekte berishe

      Me te mire se ty nuk ka patur lider shqiperia pas 1990.

      Ky eshte veprim politik ska efekt tjeter vecse politike ne favor te rames.

      Nuk te ben pis nuk.te njollos dot nje mungese vize per usa.
      Mos harroni usa perkrahte noriegen sadamin mobutu seseko suharto e plot diktatore anembane rruzullit. Doli kolin powell dhe tha iraku ka arme te shkaterrimit ne mase.
      Klinton lerou vellane nga burgu. Po keta amerikane vrane kenedin.
      Ka plot legena usa, per ty dhe per ne ky blimken eshte legeni i radhes.

      Nuk te ha palla se spo shkon ne usa.

      Por vazhdo ndihmoje opoziten sic te ka hije.
      Nuk.te njollosin dot me mosdhenie vize

      Respekte

  2. Keta amerikonet te perdorin sa kane interes xhixhash, kur bie nga fiku te shtrydhin si limoni e te flakin or daj. Ende nuk dihet ne kembim te çfare perfitimesh ia plotesuan kete deshire selisë mavi. Pa merak se edhe kreun e saj e pret i njejti fat se shpejti.

  3. Njoftimi i plotë:

    – Z. Antony Blinken e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm.

    Dje pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Berisha u prit në takim nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken.

    Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një vend të sigurtë për qytetarët dhe një vend tërheqës për investimet të huaja. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje reformat e qeverisë në fushën ekonomike, krijimin e një klime të favorshme për biznesin, duke përmendur shkurtimin e shpenzimeve operative, nxjerrjen e administratës jashtë konfliktit të interesit, dixhitalizimin e shërbimeve administrative, si e-government, e-taksat etj.

    Më tej, Kryeministri u ndal në konsensusin mes forcave politike në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë theksin në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet dhe arritjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kryeministri theksoi se ka filluar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit me pasaportat biometrike, ndërkohë që ka përfunduar hartimi i regjistrit elektronik të shtetasve.

    Nga ana e tij, Zoti Blinken vlerësoi me nota tejet pozitive zhvillimet në Shqipëri dhe theksoi se ndihej entuziast për rezultatet dhe sukseset e arritura nga qeveria shqiptare. Ai e vlerësoi procesin e anëtarësimit në NATO si një moment të madh historik dhe theksoi se baza kryesore e këtij anëtarësimi janë standardet e arritura nga qeveria shqiptare. Ai shprehu vlerësimin e lartë për aleancën e madhe të Shqipërisë me SHBA, duke e konsideruar vendin tonë një nga miqtë më të mirë të SHBA-së. Gjithashtu, zoti Blinken vleresoi lartë suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj.

    Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken, e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendet do të njohin nivele akoma më të larta të bashkëpunimit dhe miqësisë.

    Gjatë takimit, të dy personalitetet u ndalën edhe në zhvillimet në rajon dhe proceset integruese të tij, si dhe në zhvillimet në Kosovë. Zoti Antony Blinken, ndër të tjera, vlerësoi rrugën Durrës – Kukës – Morinë si një vepër të madhe të modernizimit të Shqipërisë dhe si shumë të vlefshme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

  4. Qe ketu eshte dora xhaxh sorres kjo nuk ka pike dyshimi, por vet e latë vendin ne kete derexhe dhe lejuat emisaret e tij te zaptojne shtetin dhe te shesin interesat kombetare.

  5. DASH me te lexuar kete leter te hapur.
    Do mblidhet urgjentisht, dhe do bej autokritik te fort. Dhe do i kerkoj falje shokut sali.

  6. Pergjigje shum serioze dhe burrerore, USA, ta provoj me shtetet e tjera ne bote, tjetra nuk besoj se USA dashka me teper Erion Velin, Edi Ramen, qe po ja han dhe kockat ketij vendi,ne si popull i njohim me mir se kushdo keto figura pasi i kemi mbi kurriz. Jemi shum te kenaqur ne i vini ne pesh te drejt gjith politiken 30 vjeqare Shqiptare.

    1. Ti i paemer dhe i pafytyre ketu larte nuk ma ha mune pa dale ka bitha. Sali gerdecin e pret burgu.

  7. Vendosen ta bejne publike kur u siguruan qe PD-ja mbeti ne opozite dhe ky nuk ka asnje shans te influencoje qeverisjen. Akt qe i bie era legenizem ne kete aspekt. Tani, nese e bene per korrupsion bazuar ne dosjet qe kane atje duhet te shpallin non-grata edhe Mehdiun, apo Gjeneralin Hoxha te cilit UPS… i dhane azil. Ose Damir Fazllicin i cili ndan resortet me presidentin amerikan. Dmth, duke gjykuar sesi eshte sjelle apo implikuar Amerika me dy akuzat me te medha per korrupsion te familjes Berisha del qe masa nuk eshte e justifikueshme mbi kete baze. Ka vlere te permendet qe Anthony Blinken ka lidhje te hershme dhe te thella familjare me George Soros i sulmuar nga Berisha. Kjo mund te jete nje fushate spastrimi e kundershtareve te tij neper bote. Gjerat me Blinken po shkojne fiks sic u parashikuan. Thene kjo, te gjithe keta zyrtare e ish-zyrtare te vetmin udhetim qe meritojne eshte ai drejt 313-es. A e meriton Berisha me shume se tjeret? Ndoshta…..

    1. Neri e drejte analiza jote me aq sa shihet ne siperfaqe, por planet okulte jane me te thellla dhe synojne disa zhvillime edhe ne dem te kosoves. Ato do behen te ditura se shpejti nepermjet non papera te rinje. Ne syte dhe interesat e shba sot si nje partner strategjik shihet beogradi. Puna e nisur nga granell do vijoj me sukses. Shba po ben investime marramendese ne serbi sidomos ne baza e armatime. Majfton te verifikosh se me i ka importet me te medha te armeve beogradi vitet e fundit. Shba dhe rusia jane ne nje gare te madhe! Perse ndodh kjo eshte e nderlikuar ta thuash me pak fjale, por ne si nje vend i vogel i korruptuar dhe i kapur nuk perbejme me ndonje interes te veçante per fuqite e medha, perveçse per te na kthyer ne nje geto muhaxhedinesh, aziatikesh dhe afrikanesh.

  8. Ngadale zoteri, nuk lahesh kaq lehte nga kjo mesele!
    Nuk ke patur nevoje te hedhesh firme gjekundi,as ti,as familjaret e tu. Ke pase dhe ke ende rrotull gjithfare mercenaresh e dallkaukesh te hedhin firma,qe ti I ke perdorur si mashe per te mos djegur duart!
    Gjithe ajo grope me pasurine e shqiptareve,sektorinve naftes,sicu krijua?!… Po Rezart Taci te thote ndonje gje?!… Po lojrat me kontrabanden e naftes virxhine?!…
    Po abuzimet ne ujesjelles e OShEE me Xhelale e Sahite?! Po Fatmir Gerdeci?!..Po Genc Pollo?! Po Ridvanka me doganllaret e tij?! Po Likja me bllokun e fryre?!….Po Sandri e Fevziu qe rrinin ne paradhome?!….Po Sajmir Mane qe e kishte kthyer ne zyre private zyren e ministrit te financave?!….Po…..?!….E sa e sa histori te tilla,pa fund!….

  9. Dita e pare e demokracis filloj sot. Te gjith ata qe pretendinin te beheshin si shoku sali, nga sot do e mendojn 100 her. thotë:

    Ky ishte hapi i pare shoku sali. Tani e ka radhen drejtesia. Aty do falsin me prova dhe fakte. Qe ti do ulerasesh me te madhe qe jan te sajuara. Dhe se i ke duart e pastra.

  10. Ike plaku Mere. Nëma e Shqipërisë edhe një herë do ti hiqet këtij vendi nga populli mik, historikisht popull mik, USA.

    1. Ti hane KARRRIIIINNNNN saliut amerikanet jane pederase si edi rama.bejne presion , une te jem si sala i them me rruani KKKAAARRRIN se putini eshte me afer dhe mos e krruani shume

  11. Nuk flisni qe e nxiu Shqiperin ky palloshi gomar i Surrellit por qani hallin e Saliut ???imagjinoni qar populli jemi ai ka kalur ka 8 vite ju akoma 800 vite prapa ?nuk shifni qe ka 8 vite dhe vetem vrasje , mashtrime, jo stab ekonomik, jo rritje pagash, etj wtj

  12. Kam votuar dhe votoj PD, dhe ne fakt kjo goditje kunder Berishes i vjen ne ndihme rigjenerimit te PD dhe vete shtetit shqipetar. Po i vjen rradha edhe Rames

  13. Qindra qytetarë i kanë bërë thirrje Sali Berishës të lerë mandatin e deputetit dhe të përballet me akuzat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i renditën ditën e sotme duke e futur në listën e zezë.

    Nëse hyjmë në profilin zyrtar të Berishës në Facebook, dallohen komentet e qytetarëve që i kërkojnë dorëheqjen si deputet i zgjedhur më 25 prill.Shko mor kriminel kaq eshte ajo qe të ben amerika,ti trego provat e kunderta amerikes,njollen e zeze e more ti o kriminel serb,por more ne qafe dhe familjen

    1. Ore Amerika nese ka prova, pse nuk e denon drejtesia shqiptare ose Amerikane (SPAKU) meqe ke qejf ti kete Sali Berishen? Kur te denohet me vendim gjyqi athere ta shpalle non grata.

      Ky eshte nje sulm sorrosian sepse ben muuuuu qe kur e dinte Ramazani muaj me pare para se ta thoshte Blinken sot:). Po i shkele ne kallo Sorres, ta kendon deklaraten ai:)

      Nejse, shqiptaret do i bien legenit dhe nja 1 muaj me kete muhabet nderkohe qe ne zgjedhje votojne nje person 5 here, fuksat dine per ke kemi votuar dhe ke kemi dashnore:) si dhe vriten nga 5 vete ne dite. Le te jetojme te lumtur nen qeverisjen demokratike te Paulin Ramazanit.

  14. Shoh qe qenkan leshu te gjithe sorrat e ripjerdhjes me vrap. Po duroni nje here se nuk i dihet si shkon puna, prisni deri nga fundi i viti, ndofta dhe me heret, se jo vetem do ja heqin non grata, por do ta shikoni per vizite ne SHBA Sali Berishen. Ajo qe nuk kuptojne karucat e ridhjerdhjes eshte fakti qe kjo eshte kembane per te tjere, duroni e mos u habisni, kur te shihni, Gjiknurin, Doshin, Tahirin, Lleshin e shume titullare e ish titullare, por edhe Rama, Meta e Veliaj te veshur me komplet me viza …..

  15. Loj e ulte politike si muhabetet e kafes ne lagje
    Ke fakte ok bej publike
    Ku e di ai qe Berisha do te shkoi ne Amerik
    Llosh per te pa buksit

  16. Vetem Sali sekretari PPSH, eshte demokrat i vertete. bashke me Luljeta hollandezen qe ka per ta honger per 21 janarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *