• |
ide | kryesore

Trafiku i 2.5 tonë kanabisi nga Shqipëria në Itali/ SPAK jep pretencën për ish-efektivin e policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka dhënë sot pretencën për ish-efektivin e policisë, Festim Lelaj, i akuzuar për trafik plot 2.5 tonë kanabisi nga Shqipëria në Itali.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për ish-efektivin, i cili akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria në Itali.

Për të njëjtën çështje, janë dënuar më parë edhe shtetasit Emiljano Cili me 18 vite, ku me gjykim të shkurtuar i është zbritur në 12 vite, Artur Riza, 18 vite, edhe ky në 12 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Të dy këta persona janë akuzuar se kanë qenë bashkëpunëtorë të Lelajt në trafikun e 2.5 tonë kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *