• |
ide | kryesore

Berisha në konferencë për mediat, por jo nga selia e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha pritet të dalë në një konferencë për mediat sot në orën 18:00, për të shpjeguar qëndrimin e tij mbi vendimin e DASH që e shpalli “non grata” në SHBA.

Ajo që bie në sy është që Berisha ka zgjedhur të flasë nga hotel Rogner dhe jo nga selia e PD-së, të cilën e drejtoi për më shumë se 20 vite. PD nuk ka dalë me një qëndrim të qartë, nëse e kundërshton vendimin e DASH për Berishën, apo është dakort me të. Në deklaratën e një dite më parë Lulzim Basha u tregua i kujdesshëm mbi qëndrimet e tij mbi këtë çështje, por në anën tjetër edhe Berisha u shfaq i ekuilibruar në qëndrimin e tij.



10 Comments

    1. Ti i shurres se Rames ! Mberthe ndonje sallator te Rames me duar perpara se te hash sufllaqen e Rilindjes ! Shkon shume me sufllaqen !
      Edhe se perdesh harrova … hajde na ha cik karin , Sales se parit dhe ne te gjitheve pastaj .

  1. Doreheqja do kuptohej ose si pranim faji dhe kerkese meshire, ose si nje akt prej burri shteti qe sakrifikon veten per partine dhe kombin. Deklarimi i “luftes” ndaj departamentit te shtetit do kuptohej ose si papergjegjshmeri dhe perpjekje e deshperuar per te mbrojtur bythen e vet duke rrezikuar partine dhe kombin, ose si nje akt i drejte i nje njeriu te drejte qe i ben nder vetes dhe kombit duke qendruar per ate qe eshte e drejte edhe kunder nje superfuqie sic eshte Amerika. Ne pikepamje te opinionit publik nuk ka pergjigje te sakte se cfare duhet te beje Berisha. Per mendimin tim, te pakten ne emer te koherences dhe rendesise qe ka SHBA-je per ne duhet te beje vullnetin e tyre, edhe pse ky ne fakt eshte vullneti i te ngarkuarit te tyre jo-zyrtar per punet e Shqiperise e te rajonit, George Soros.

  2. E ça do thot jo nga selia e Pd????E para punës është një problem personal e familjar dhe pastaj ai ska asnjë detyrë partie biles dhe deputet i ri që është nuk është mbledhur kuvëndi.Pra natyrshëm konferencë në një ambient privat.Titull per sencasion!!!!

  3. Ai luftë Amerikës ska pse ti bëjë sepse Amerika nuk është vetëm departamenti.Por ai do të mbrohet nga akuzat brënda kornizave ligjore dhe është e drejta e tij si dhe të çdo personi për mbrojtur sipas ligjeve bazë të drejtësisë.

  4. Ky eshte vetem fillimi.
    Boll u tallen, u vodhen dhe u perbuzen shqiptaret nga plehra te sojit Berisha & Co.
    Per Berishen nuk me vjen keq fare. Zullumi, intriga, eliminimi i njerzve te afte ne PD, grabitja e shqiptareve ishte zgjedhjet e tij. Nuk zgjodhi shembullin e Nanos. U largua me lezet dhe po gezon ato qe vodhi. Saliu donte te vidhjte pa kufi. “Pordha e forte gris breket e saje”.
    Vertet nuk me vjen keq per Berishen, por ama me vjen shume keq per PD-ne, si institucion. Kam qene nje nga nismetaret dhe themeluesit e saj. Eshte momenti me i mire qe te clirohet nga zgjedha e Berishes. Eshte koha qe PD te reflektoje thelle dhe te mendoje per te ardhmen. Po e lidhi qerren pas Berishes, do shkoje ne gremine pergjithmone, Kjo do te eleminonte opoziten ne Shqiperi dhe te sillte riinstalimin e politikes moniste. Kjo do te thote qe Rama te beje si te doje , pa i hyre gjemb ne kembe per 10 e kusur vjet.
    Ne se vertet ka mbetur ndonje demokrat ne PD, qe ka aftesine dhe trimerine te thote STOP, PD mund te shpetohet. Thelle ne koshience demokratet duan te clirohen nga zgjedha Berisha. E vetmja gje qe i pengon eshte ose ndonje zullum i vogel, ose frika nga bandat e Salit. Dikush duhet ta vrase friken, perndryshe jane te humbur te gjithe, dhe me e humbura eshte Shqiperia

  5. O Sal, po hape kutine e pandores o burr i dheut, Hape ti marri te gjithe m…t me vete 🙂

    Merr nje ekran supergjigand me vete dhe mos pusho nja 10 dite.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *