• |
ide | kryesore

Gjykata dënoi me 2 vite burg Llallën: Dënimi, në një burg të sigurisë së zakonshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi GJKKO dënoi në shkallë të parë me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, Gjykata ka publikuar arsyetimin.

Llalla u shpall fajtor për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë. Sipas Gjykatës, dënimi do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Llalla është ish-zyrtari i parë që cilësohet fajtor nga Gjykata e Posaçme e ngritur në kuadër të reformës në drejtësi. Do duhet të pritet verdikti i Apelit për të parë nëse zoti Llalla do të futet pas hekurave për të vuajtur dënimin.

Kujtojmë se hetimi u çel menjëherë pas largimit të tij nga institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili doli nga sistemi duke mos iu nënshtruar vettingut. Dosja kaloi në disa prokurori pasi të kalonte në SPAK. Në morinë e hetimeve SPAK iu drejtua institucioneve të huaja ligjzbatuese dhe autoriteteve gjermane ku ish-kryeprokurori Llalla transferoi familjen e tij në vitin 2017 me arsyetimin se ishte i kërcënuar. Sipas Gjykatës qiraja për apartamentin në Gjermani, por edhe shpenzimet për lindjen e bashkëshortes së tij në SHBA, nuk justifikoheshin nga të ardhurat e ligjshme të ish-kryeprokurorit.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.



8 Comments

  1. episodin ???
    denim pacavurre , nga gjykates legena,

    llalla do denohej sepse u pergjua rama me rreme lalain te atin, ymeri in apo ulsiu e te tjere per dosjen e dibres ,

    Keto jane te stisura dhe te sforcuara, sepse jane aq te dobet per te vertetuar qofte nje akuze te vertete. dhe ka plot te verteta. por ketu qendron e bukura, e denojne per te paqena

    1. po ka vjedh o kar. ka ber pazare me te denuar per vrasje, jan provuar. si mund te jesh kaq idjot e te merresh me thashetheme kafesh, kur ke prova qe KRYEPROKURORI, ka vjedh e ka ber pazare me te denuar? ju qiheni me mullixhiun per inat te vjerres.

      1. cna ka gjet me analfabetet funksionale te ripjelljes,

        ne vendimin e gjyqtares permenden fshjhje pasurie, mosdeklarim etj, keto qe thua ti jane retorike boshe

        biles sipas blinken edhe retorika eshte e denuar njesoj si ne kohen e enverit , bej gafe e thuaj qe ska qumesht, u hap spai prape

        krimba te ndyre

        1. po kari po , cuni i mire tiku gjynof, ska bo gjo vetem sa ke bler nje fshat te gjith aq sa ben nje shpi nbllok, dhe i ka shit 5fish. femijet e ketij fshatarit na gramshi bridhnin boten e leviznin me range

          1. vetem te ofendoni dini, ndonje gje ke per pazaret me te denuar apo vjedhjet ?

            apo nuk e sheh te zeze mbi te bardhe vendimin per fshehjen e aluduar te pasurise??

            nuk denon gjykata me lufte klasash, kulaker etj

            por ama per retorike po! gjynah qe nuk ja kane vene ne vendim qe denohesh sepse te eshte hequr viza amerikane

            reformat e rames dhe eksperimentet e usa , denohesh per retorike dhe po fole keq me ambasadorin. nuk ke marre vize amerikane , direkt burg. ska nevoje per gjykata

            e kupton sa dobet eshte gjkko dhe spak , denohesh me burg per fshehje pasurie!!!! mosdeklarim!!!!

            O AVDALL, deklarove gabim , eshte mase administrative.

            por partia te denon , dhe avdallet si ti jane ne ekstaze.

  2. ishalla terhqe kemben zvarre per te gjith te tjeret. pas teje berisha, pastaj meta e pasja rama e pastaj akoma kush ta ket rradhen (se harrova lulush raportin, qe shpetoi nga burgu se ishte me dhimbje barku)

  3. Ajo qe nuk po kupton asnjeri eshte qe adriatk Llalles i kane bere nder, nuk e kane denuar. Imagjinoni gjkko denon ish titullarin e instutcionit qe ndihmoi ne shkaterrimin perfundimtar te shtetit dhe drejtesise, me dy vite burg. Po per shkollen e mesme qe nuk e provo asnjehere se è ka mbaruar rregullisht ? Po per informacionet dhe dokumentat qe zhduku kur ishte titullar i ILDKPI ? Po per pislleqet kur ishte titullar i prokurorise se pergjithshme. Perfundimisht investohet gjithe ajo gjykate me emer te madh dhe denohet ky njeri me 2 vite burg. Po qe se do vazhdojne keshtu me mire ta mbyllin fare sì gjykate se eshte gjynaf te paguajme me taksat tona rroga maramendese per gjyqtare qe nuk vlejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *