• |
ide | kryesore

Basha takon 3 ministra të jashtëm të BE: Zgjedhjet ishin masakër, por mbështesim integrimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha priti sot në zyrë ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe presidencën e radhës së BE me 1 korrik.

Sipas njoftimit që ka shpërndarë zyra e shtypit e PD, Basha i siguroi ministrat se kjo parti do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e saj për procesin e integrimit, si interesi me i madh kombëtar për vendin dhe për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Në qendër të diskutimit të këtij takimi ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozitës në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

“Ne këto zgjedhje qeveria përdori te gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre” – tha Basha.

Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Sipas të njëjtit njoftim, ministrat nga ana e tyre u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.



3 Comments

  1. Nuk e kuptoj , perse i qyrravitet ketyre ministrave te jashtem ?
    Kujton se do ta ndihmojne ? Nuk fiton asgje , vetem se duket si ata kalamjte qarramane qe ju ankohen te gjitheve .
    Ata jane mesuar tashme me retoriken tipike te PD. Kane 30 vite qe e degjojne.

  2. Në vitin 1996 kur skemat piramidale po përfundonin, unë dhe Kryeministri të shqetësuar në fund të 96 i kemi thënë zotit Berisha që duhet pasur në kontroll të plotë Sudja, sepse ajo nga sa dimë ne i thamë nuk çon paratë në bankë dhe paratë e saj mund të zhduken diku. Ai na tha, mos u shqetësoni fare se Sudja është në kontroll të plote të SHIK-ut dhe të organeve tona. Paratë e Sudes në fund u zhdukën. Unë shtroj pyetjen: ku u zhdukën ato para?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *