• |
ide | kryesore

Video/ Inter kampion me ‘shuplakë’ Udineses: Handanovic ngre trofeun e 19, zikaltrit nisin festën

-Instant, Sport, Video



Pasi shpartallon Udinesen në ndeshjen e fundit, Inter ngre lart trofeun dhe është zyrtarisht Kampion i Italisë. Kapiteni Samir Handanovic ngriti në qiell trofeun, duke nisur festën në fushën e San Siros. Rezultati në fushë nuk mund ti prishte pasditen e festimeve zikaltërve, por pesë golat me të cilët Interi shkatërroi Udinesen mund ta kenë bërë festën edhe më të ëmbël. I papërmbajtshëm, Conte mbyll një kampionat të jashtëzakonshëm me 91 pikë në renditje (hera e dytë në historinë e klubit), e dominuar mbi të gjitha në fazën e dytë. Tani është koha për të shijuar frutet e punës, nga nesër do të jetë koha për reflektimet për të ardhmen. Një e ardhme që, duke pasur parasysh mënyrën si shkuan gjërat, është vërtet e vështirë të imagjinohet larg Milanos.


Në një pasdite të nxehtë dhe festive si ajo e San Siro, ishte e arsyeshme të pritej një sfidë me një ritëm të ngadaltë, por Interi i Contes nuk mendonte kështu dhe fillimi ishte i rrëmbyeshëm. Pas 8 minutash, zikaltrit kaluan në avantazh, kur topi përfundoi tek Young, i cili preku me majë topin për ta kaluar pas shpinës së Musso, duke shënuar golin e tij të parë të sezonit. Në të 39 ’Conte humbi Sensin për një tjetër dëmtim të pabesueshëm të muskujve dhe hodhi në fushë Eriksen: pesë minuta më vonë danezi shënoi me goditje dënimi 2-0, falë devijimit vendimtar të Okakas në barrierë.


Udinese u përpoq të reagojë në minutat e para të pjesës së dytë, por është vetëm një çast. Inter shkoi afër 3-0 me disa goditje nga distanca, pastaj e gjeti atë në një goditje dënimi: Zeegelaar u kalua me naivitet nga Hakimi dhe e rrëzoi atë në zonë, Lautaro u shfaq nga pika e bardhë për të mundur Musso. Njerëzit e Conte luajtën në krahët e entuziazmit, të etur për të shijuar plotësisht ditën e lavdisë dhe në minutën e 64 fiksuan pokerin, falë një margaritari të Perisic të sapo hyrë në fushë. Festës i bashkohet edhe Lukaku, me golin më rokambolesk: në krosimin e Sanchez topi godet shtyllën dhe kërcen mes mjekrës dhe gjoksit të belgut përpara se të rrotullohet në rrjetë. Udinese shënoi golin e flamurit me penalltinë e konvertuar nga Pereyra (top i prekur me dorë nga Eriksen i rishikuar nga Volpi tek Var), para se zikaltrit të lëshoheshin në eufori dhe të nxitonin për të ngritur trofeun.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *