• |
ide | kryesore

Agron Shehaj: Përballë Edi Ramës duhet një njeri i pakorruptuar dhe njerëzit të mendojnë se është i pakorruptuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një konferencë për mediat, Shehaj tha kryetari i PD-së duhet të ketë vetëm një mundësi, nëse humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet.

Kandidimi im sështë një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. PD duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë shqipërinë nesër.

Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për ta mundur regjimin e tij ka nevojë për një udhëheqës krejt të ndryshëm nga ai. Të pakorruptuar. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qënurit kryetar i PD nuk duhet të jetë vetëm priviligj, por edhe përgjegjësi. Në statut kryetari duhet të ketë vetëm një mundësi të japë dorëheqjen nëse dështon”, tha Shehaj.

I pyetur nëse Basha është i korruptuar, Shehaj tha jo, por la të kuptohej se lideri i PD nuk përceptohet si i pakorruptuar në publik.

“JO. Përballë Ramës duhet një njeri ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar dhe njerëzit të mendojnë se është i pakorruptuar“, tha Shehaj.



2 Comments

  1. Duhet te jete i pakorruptuar???????? Ategere ti humbet , se ne jemi popull qe duam maskarenjt , te korruptuarit , hajdutet dhe kriminelet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *