• |
ide | kryesore

Laçi vendos titullin: sjellja e kurbinasve mund të ndryshojë drejtimin e trofeut

-Instant, Sport



90 minuta nga fundi, Laçi është faktori kryesor në garën për titull, sepse sido të jetë do të vendosë skuadrën fituese, me rezultat, me gola të pësuar apo duke e rrëmbyer edhe vetë, pavarësisht se për këtë rast kërkon një kombinim tresh rezultatesh. Në Loro Borici Vllaznia është e karikuar maksimalisht për të fituar ndeshjen, mundësisht me sa më shumë gola, për të kaluar avantazhin aktual të një goli me Teutën, por shpresa është që Apolonia të ndalojë durrësakët, sepse e kanë të qartë se Laçi nuk është nga ato skuadra që shpërbëhen.

Në fakt, është jashtë logjike që bardhezinjtë të lëshojnë në fushë, në kohën kur në lojë janë shumë gjëra: nga krenaria, tek respektimi i kampionatit e në fund, por aspak për nga rëndësia sepse ka ende shanse për ta fituar edhe vetë titullin kampion. Kurbinasit u ndërtuan me një objektiv të qartë: të arrijnë finishin të parët. E pavarësisht se zyrtarisht asnjëherë nuk kanë dalë hapur për të artikuluar fjalët, ishte kuptuar se investimi i pazakontë nuk mjaftohej me prezantimin në Europë.

Edhe ndryshimi i linjës teknike me kampionatin në vazhdim dhe ardhjen e Duros synonte pikërisht kthesën drejt një qëllimi të mirëmenduar. Ndaj dhe pavarësisht se probabiliteti e nxjerr të fundit ndër katër kryesuesit, Laçi ka obligimin ta provojë, deri në fund…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *