• |
ide | kryesore

Përplasja për dekretimin e Cakajt, Gjykata Kushtetuese merr pjesërisht në shqyrtim kërkesën e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim pjesërisht kërkesën e kryeministrit Ramë lidhur me përplasjes për mos dekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj. Kushtetuesja shprehet se në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Vendimi rreth kësaj çështjeje me kryeministrit dhe presidentit, pritet që të merret brenda afateve ligjore të parashikuar nga Kushtetuesja.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 18.05.2021, çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi i nenit 98, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, njëzëri, VENDOSI:

– Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
– Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës, ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

– Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:

– Në procedurën e emërimit dhe shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe atij të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
– Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve të mësipërme.
– Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantoje përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.

– Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër, bëhet nga të tre organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.”

 



6 Comments

  1. Ky ishte vendimi që dine të japin Andi Betja dhe Ankiled Alibeja as Mish as Peshke !!! .. Kjo na tregone se ne jemi pa gjykatate Kushtetute!!! Bën sikure jep vendin por në të vertet nuk jep as nuk thote as gje konkrete

  2. E vetmja gjë që meret vesh nga ky “vendim” i GJK, është se sipas Kushtetutës, vlerësimi i presidentit për luajalitetin e një ministri është i vlefshëm njëlloj për presidentin, kryeministrin e parlamentin

  3. Keshtu kur nuk keni ngritjen e duhur!!!Prasidenti nuk është noter që të noterizojë çdo gje që kryeministri i çon por është i barabartë të veprojë sipas kushtetutës.Pra refuzon çdo propozim të pa përshtatshëm në bazë të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *