• |
ide | kryesore

Dy shqiptarët arrestohen nga policia greke me 38 kg drogë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot në orët e para të mëngjesit në një zonë malore në vendin Mavrovunio, Janinë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga forcat e antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Janines, u arrestuan dy shtetas të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Konkretisht, duke vlerësuar informacionet dhe të dhënat e ardhura nga policia shqiptare në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, u bë ndjekja dhe arrestimi i dy shtetasve shqiptarë të cilët transportonin dy çanta me 24 pako me peshën totale 38 kg dhe 350 g si dhe u bë shpallja në kërkim e një bashkëpunëtori të tyre i cili u largua në zonën e pyllëzuar.

Nga verifikimi rezultoi se për dy shtetasit e arrestuar kishte urdhra dëbimi nga greqia.

Operacioni i koduar “Mavrovounio”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Kakavijës Gjirokastër në bashkepunim me Drejtorine e Janinës.
Janë vënë në pranga shtetasit M.L nga Durrësi dhe A.M nga Mirdita.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *