• |
ide | kryesore

Kandidati i Vetëvendosjes në Qarkun e Lezhës nuk paraqitet në seancë/ KAS: Bie poshtë ankimimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur pushimin e shqyrtimit të ankimimit të Vetëvendosjes për Qarkun e Lezhës, për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Me anë të një mesazhi, ankimuesi dhe kandidati i pavarur nga Vetëendosja Iljaz Shehu, shpjegoi arsyet e mospjesëmarrjes në seancë, duke theksuar se ka humbur besimin në këtë organ.

“Kas i konsultuar në vend vendos pushimin e shqyrtimit të ankimit administrativ. Ky vendim shpallet sot në orën 11:15. Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e botimi në fletoren zyrtare“, tha përfaqësuesi i KAS, Koli Bele.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *