• |
ide | kryesore

Nuk ka fund vrulli i ndërtimit/ INSTAT: 251 leje u miratuan në 3-mujorin e parë të 2021

-Instant, Lajme, Të fundit



Sektori i ndërtimit, mbështetur nga programi i rindërtimit po përshpejton vrullin e zhvillimit duke u bërë një nga kontribuesit kryesor në rritjen ekonomike të vendit, punësimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës duke ofruar infrastrukturë urbane moderne me kushte bashkëkohore. Sipas të dhënave të INSTAT në 3-mujorin e parë 2021 janë miratuar 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 184 leje të miratuara në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 36,4%.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2021, është 599.446 m2, nga 333.645 m2 miratuar në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 79,7%.Në tremujorin e parë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 26,6 miliardë lekë, nga 13,4 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 98,9 %.

Sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura me këtë industri, bashkë me bujqësinë nuk u prekën nga goditja e pandemisë COVID-19, duke u bërë kështu, frenuesit kryesor të rënies ekonomike për atë periudhë. /ATA



4 Comments

  1. Nje i njohuri im, ndertues, po mu ankonte per situaten aktuale, thoshte qe me pare nuk merje dot lejen e ndertimit, ndersa tani nuk po gjen dot truall brenda Tiranes per te ndertuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *