• |
ide | kryesore

BE thirrje Kurtit: Mos e ço Policinë në Veri për të mbledhur faturat e energjisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian pritet që t’i bëjë thirrje Qeverisë Kurti që të mos ndërmarrë operacione policore në komunat veriore për të mbledhur faturat e energjisë elektrike.

Demokracia.com ka siguruar raportin e përpiluar nga Këshilli Evropian pas darkës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, e ku përmendet edhe kjo pikë. Sipas dokumentit, BE-ja këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore.

“Përfaqësuesi i Lartë do t’i bëjë thirrje Qeverisë në Prishtinë kundër çdo veprimi provokues në komunat veriore. Konkretisht, z. Kurti do të këshillohet që të mos ndërmarrë ndonjë operacion policor që synon mbledhjen e faturave të energjisë elektrike në komunat veriore, që mund të provokojnë tensione të mëtejshme me popullsinë lokale”, thuhet në raportin e BE-së.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e dërgoi në Prokurori marrëveshjen e ish-presidentit Hashim Thaçi me NATO-në, të cilën e kishte bërë gjatë kohës sa ishte në krye të Qeverisë.

Sipas kësaj marrëveshje, Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk lejohet të shkojë në veri pa lejen paraprake të NATO-s dhe misionit të saj KFOR. E këtë, Kurti e cilësoi si akt të “tradhtisë kombëtare”.



3 Comments

  1. Ku eshte morali i Keshillit te Europes ne kete sygjerim? Do jete gabim se me duket komplet absurd. Si eshte e mundur te keshillohet nje qeveri te mos kryej detyrat e saj kushteteuese?

  2. Kta europianet a lene territore te vendeve te tyre te veprojne sipas deshires dhe te mos zbatojne ligjet dhe kushtetuten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *