• |
ide | kryesore

I riu qëllon me thikë një 24-vjeçar në Fier, xheloz për ish-gruan

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në fshatin Levan në Fier. Arbër Rasho, 25-vjeçar ka qëlluar me thikë 24-vjeçarin, iu cili më pas është transportuar për në spitalin e Fierit. Sherri ka ndodhur për motive xhelozie për ish-gruan. Policia njofton se ka vënë në pranga autorin.

“24-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin A. R., 25 vjeç, banues në Levan, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *