• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 22 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot 22 raste të reja nga 3,661 testime.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3,661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (1 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 42
Të shtruar në spitale 37
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,661

Testime totale 723,682

Raste pozitive 132,337
Raste të shëruara 129,473
Raste Aktive 413
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Korçë 66
Shkodër 61
Berat 37
Lezhë 27
Elbasan 27
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Durrës 7
Kukës 6
Fier 4
Dibër 4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *