• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-sekretares së Ministrisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata



Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë, Laura Shteto.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se ish zyrtaret do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, pasi Gjykatat e Posaçme kanë caktuar masën “arrest me burg”.

Kujtojmë se ndaj Duro është ngritur akuza e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Shteto akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Duroka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës.



2 Comments

  1. Me vjen keq se eshtw femer poorrr bundrat e Rilindjes si partizanet me shall pionieri, le te shohin se reforma ne drejtsi, funksionon haaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *