• |
ide | kryesore

Flamuri i Kosovës ngrihet për herë të parë në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Flamuri i Kosovës sot është ngritur për herë të parë në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt. Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka thënë se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën.

“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve). Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët,” thuhet në postim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *