• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H. N., 38 vjeç, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *