• |
ide | kryesore

Conte mbetet pa skuadër: dështon tratativa me Tottenham “diferenca në projektin teknik e pagesë”

-Instant, Sport



Antonio Conte nuk do të jetë trajneri i ri i Tottenham. Në Angli janë të sigurtë për dështimin e tratativave: pozicione shumë të ndara mes klubit londinez dhe ish-trajnerit të Interit. Negociatat u zhvilluan mbi disa çështje kryesore: projekti teknik, i cili nuk e bindi plotësisht trajnerin nga Leçe, dhe propozimi kontraktual, i cili gjithashtu u konsiderua i pakënaqshëm. Spurs kanë vendosur kështu që të tërhiqen dhe të kërkojnë një trajner të ri.

Conte kishte ndërmend të sillte më shumë se katër anëtarë të stafit të tij në Londër, por drejtuesit e Spurs u dukën mjaft hezitues në këtë pikë. Investimet në merkato dhe një projekt që impononte objektivin për të fituar sa më shpejt të jetë e mundur përfaqësuan pika të tjera të fërkimit, përveç një ndryshimi prej afërsisht tre milion euro, mes ofertës dhe kërkesës për sa i përket pagës.

Nga ana tjetër, negociatat për Fabio Paratici duket se janë në procesin përfundimtar: transferimi në Londër i ish-drejtorit të zonës teknike të Juventusit nuk varet nga rezultati i bisedimeve me Conten dhe për këtë arsye marrëveshja duhet të zyrtarizohet në ditët në vijim, mbase që brenda fundjavës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *