• |
ide | kryesore

‘Non Grata’ e Berishës/ Kongresmeni letër DASH: Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një ditë pasi pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, kongresmeni republikan Lee Zeldin i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione më të detajuara mbi këtë vendim.


Kulisat/ Si po lobon Berisha në SHBA, kundër shpalljes non grata 


“Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur nga Departamenti Amerikan mbi këtë rast”- thuhet ndër të tjera në letrën që kongresmeni amerikan i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë një seance të mbajtur on linë nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA, kongresmeni Zeldin që kërkoi Sekretarit Amerikan të Shtetit, informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës.

Ai theksoi se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

4 Comments

  1. I dyshimte ky emri i asistentit..
    Apo ska bere edhe shume udhetime despoti yne kohet e fundit ne sarajet e bosforit.
    Hajde bej lidhjen

    1. Asistentin (acting) nuk e vendos Turqia por eshte pjese e Qeverise Amerikane e cila ka shpallur non grata Berishen. Senatori Lee ( i cili eshte pro Berishes) i drejtohet Asistentit te Sekretarit te Shtetit Durakoglu.
      Nuk mund te merresh me mbiemrin per tu dukur vetja “profesor” gjeopolitike.

      1. nuk u vetedeklarova profesor gjeopolitike..
        por ta dish ama qe amerika nuk vendos kurre ne poste kaq te rendesishme emigrante te gjenerates se pare sic esht Nazja po nuk pati pak presion nga jashte (fondacioni S. nga stambolli ne kete rast)…keto quhen check and balances nderkombetare or tunxh…
        Sorosi ka hedhur tentakula kudo..nqs mendon ndryshe e nenvlereson dhe kthehesh kope

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu