• |
ide | kryesore

Hiqet kutia në mes të votimit në parlament, Kujtim Gjuzi: U çova dy herë, nuk po e gjej!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjatë kohës që deputetët diskutojnë në kuvend për shkarkimin e presidentit Meta, ata edhe mund të votojnë në kutitë që janë vendosur në mes të sallës. Procedura e një votimi të tillë, që kryhet ndërsa vazhdojnë diskutimet, është vendosur për shkak të rregullave të pandemisë.


Por gjatë kohës që diskutohej dhe votohej, administrata e kuvendit ka hequr kutitë e votimit. Këtë e zbuloi deputeti Kujtim Gjuzi që iu ankua drejtueses së seancës Vasilika Hysi se kishte shkuar dy herë tek kutitë, por administrata i kishte marrë. Për çudi, Vasilika Hysi ishte në dijeni të zhdukjes së kutive dhe urfhëroi administratën të kthente kutitë në sallë për të vazhduar votimit.


Pamjet e dukjes dhe zhdukjes së kutisë së votimit, nuk janë publike, sepse mediat nuk janë në sallë.

Dialogu mes Gjuzit dhe Hysit:

Gjuzi: Fleta e votimit e imja është në dorën time, do ju lutesha shumë jepini urdhër administratës që kutia e votimit të rrijë aty deri kur të votojë deputeti i fundit.
Hysi: Ju keni të drejtë, por nuk është mbyllur votimit.
Gjuzi: Po nuk është pra kutia aty, jam çuar dy herë dhe…
Hysi: Shërbimet e Kuvendit të vënë kutinë e votimit për zotin Gjuzi dhe për gjithë deputetët që nuk kanë votuar ende. Të nderuar kolegë uluni sepse do fillojë votimi nominal.

2 Comments

  1. KOMEDI .
    I KA PLASE CIPA .nuk pyesin as per rregullat minimale .
    Dissa lepirsa te peshtire qe perversi i perdor si leter higjenike gjoja deputet .

  2. Ky eshte vendi yne me Gjuzin, Spiropalin, Rucin, Aqifin,,,,
    Keto jane ekipi/lideret e kombit, mendoni per nje moment kur ky lloj ekipi diskuton me homologet europiane!!!
    Zot na ruaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu