• |
ide | kryesore

Tronditet Durrësi/ Vendoset tritol në një biznes, arrestohet autori 44-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sasi lënde eksplozivi është vendosur në një objekt biznesi në Durrës. Policia ka arrestuar autorin që ka vendosur lëndën eksplozive si dhe menaxherin e lokalit në pronësi të tij, të cilit i është gjetur një armë në makinë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit është vënë në hetim edhe vëllai i autorit të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *