• |
ide | kryesore

Kapshticë/ Prangoset 45-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasje

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 45-vjeçar i dënuar për vrasje është arrestuar në Kapshticë, pasi paraqiti një pasaportë të falsifikuar për të kaluar kufirin.

Policia njofton se i arrestuari është Besnik Çodari, nga Tirana, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Raportohet, se 45-vjeçari është paraqitur në hyre të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër.

Njoftohet se pasaporta është sekuestruar në cilësinë e provës materialen, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *