• |
ide | kryesore

Kishin mbjellë kanabis ne oborrin e shtëpisë, arrestohen dy vëllezërit në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh.T., 53 vjeç dhe S. T., 45 vjeç (vëllezër), banues në Gjuricaj, Ishëm. Arrestimi i tyre u bë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *