• |
ide | kryesore

Mbahet sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Arkiva, Lajme



Mbahet sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Ai do të drejtohet nga nga dyshja Rama-Varhelyi teksa BalkanWeb ka zbardhur edhe axhendën.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave ku fillimisht Rama do të presë kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas Komisionerin Europian për Zgjerimin.

Serbia do të përfaqësohet në Samit me kryeministren Brnabiç, Kosova me Albin Kurtin, Maqedonia e Veriut me Zaevin kurse Mali i Zi me Presidentin Milo Djukanoviç.

Po ashtu në Samit do të jenë dhe Sekretarja i Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu si dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic.

Ndërkohë në orën 12:30 dy drejtuesit e Samitit, Rama dhe Varhelyi do të mbajnë një konferencë për shtyp teksa më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *