• |
ide | kryesore

U gjet i vdekur në lum, shtohen dyshimet për vrasje të ish-shefin të antidrogës

-Instant, Lajme, Të fundit



Rezultatet e para të hetimit tregojnë se oficeri i policisë Rudolf Elezović është vetëvrarë, por disa detaje që janë zbuluar nga këqyrja e trupit të pajetë vënë në pikëpyetje këtë përfundim të hetuesve. Policia e Malit të Zi zyrtarisht ka konfirmuar vdekjen e Elezovic, pasi përgjigjet e të dhënave të ADN kanë zbuluar se trupi i përket ish-shefit të antidrogës.

Por edhe pse është raportuar se policisë është vetëvrarë, mediat në vend shkruajnë se Elezovic ka një plagë në kokë. Hetimet po vijojnë dhe pritet përgjigja e autopsisë për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. Deri tani mësohet se ish-shefi i antidrogës ka vdekur rreth 10 ditë më parë, kohë që përkon dhe shpalljen të zhdukur nga bashkëshortja e tij. Trupi i pajetë u tha se u gjet disa qindra metra larg Kanalit të Shaski. Rudolf Elezovic u shpall i zhdukur në 27 Maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *