• |
ide | kryesore

DASH: Mbështesim hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa vonesa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Lajmin e bën të ditur zyrtari i DASH, Ned Price, përmes një mesazhi në “Twitter”, ku shkruan se Departamenti Amerikan është i përkushtuar për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan zyrtari i DASH.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *